ISO 45001 MENAXHIMI I SIGURIS DHE SHËNDETIT NË PUNË

Çdo kompani ka detyrimin të mbrojë shëndetin dhe sigurinë në punë për të gjithë punonjësit.

ISO 45001 është standardi ndërkombëtar i cili përcakton kërkesat për një sistem menaxhimi të shëndetit dhe sigurisë në punë. ISO 45001 zëvendësoi standardin OHSAS 18001.

Kërkesat e standardit ISO 45001 përfshijnë: vlerësimin e rreziqeve të aksidenteve në punë, vendosjen e masave në fushën e shëndetit dhe sigurisë, inkurajimin e pjesëmarrjes së punonjësve në përpjekjet për të përmirësuar kushtet e punës, zbatimin e masave për të zvogëluar rreziqet e aksidenteve dhe sëmundjeve si dhe hetimin e incidenteve.

Certifikimi ISO 45001 mund të merret nga çdo kompani, pavarësisht aktivitetit të saj si dhe risqeve të shëndetit dhe sigurisë.

Ky certifikim konfirmon angazhimin e shoqërisë për të marrë masat e nevojshme për të mbrojtur punonjësit e saj dhe të çdo personi tjetër në ambientet e saj.