ISO 14001 është një standard që i referohet sistemit të menaxhimit të mjedisit.
Pavarësisht fushës së aktivitetit dhe dimensionit të saj, një shoqëri mund të zgjedhë të implementojë dhe të certifikojë sistemin e menaxhimit të mjedisit sipas standardit ndërkombëtar ISO 14001.
ISO 14001:2015 përqëndrohet tek identifikimi i atyre aktiviteteve që mund të gjenerojnë aspekte domethënëse në mjedis dhe tek aplikimi i masave kontrolluese. Qëllimi është ulja ose eleminimi i efekteve negative mbi mjedisin të lidhura me aktivitetet e shoqërisë.
Aplikimi i ISO 14001 ndihmon shoqërinë të përmirësojë performancën e saj mjedisore nëpërmjet uljes së sasisë të mbetjeve të gjeneruara dhe përdorimin me efikasitet të burimeve natyrore.